“Ndihem i pasigurt në këtë burg dhe mund ta shihni vetë se të gjithë janë kundër meje”, tha Grubi pasi mbërriti në Shukë dhe mori masa të posaçme sigurie

I arrestuari Artan Grubi nga BDI, ish-zëvendëskryeministër i akuzuar për përvetësim të mbi 8 milionë eurove nga “Lotaria Shtetërore”, i cili u dorëzua këtë mëngjes rreth orës 6 të mëngjesit në pikën kufitare Bllacë, po mbahet në burgun në Shutkë vetëm me një të burgosur tjetër, maqedonas, për arsye sigurie. Pranë qelisë së tij të burgut ka një roje sigurie speciale, 24 orëshe, transmeton Portalb.mk.

Siç thanë për SDK.mk nga burgu “Shkup” në Shutkë, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi u pyet nëse nuk ndihej i sigurt me ndonjë nga të paraburgosurit, gjegjësisht nëse kishte ndonjë dijeni se në burg kishte ndonjë person ose më shumë persona nga të cilët ndihej në rrezik.

“I paraburgosuri Artan Grubi u përgjigj se nuk ndihej i sigurt. Kur u pyet konkretisht nga kush, ai na tha se praktikisht nga të gjithë, sepse siç tha, ‘e shihni vetë, gjithçka është kundër meje dhe të gjithë janë kundër meje’. Kur u pyet më tej, ai deklaroi se nuk ishte i sigurt nga disa shqiptarë etnikë që ai e dinte se ishin në paraburgim në këtë burg, kështu që u vendos me një maqedonas. Nuk do të ketë njerëz të tjerë në atë hapësirë”, thanë shërbimet e sigurisë së burgut për SDK.

Grubi nga pika kufitare Bllacë u mor menjëherë në paraburgim. Ai do të dilte para një gjyqtari për procedurë paraprake vetëm nëse kërkon përsëritje të procedurës që u përfundua në dhjetor 2024, pas arratisjes së tij në Kosovë. Ai ishte në arrati për një vit e dy muaj.

Përveç Grubit, edhe Përparim Bajrami, kryetari i Bordit të Drejtorëve dhe drejtor i Përgjithshëm i “Lotarisë Shtetërore”, është gjithashtu i dyshuar në këtë rast. Edhe ai është në arrati.

Artan Grubi në fund të vitit 2024 u fut në Listën e Zezë Amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje në proceset gjyqësore për të shpëtuar Sasho Mijallkovin, pas së cilës ai u tërhoq nga jeta publike.

Pak ditë më vonë, ai u arratis nga vendi, ndërsa kërkohej me fletarrest ndërkombëtar së bashku me ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajramin, për rastin ‘Lotaria’. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

Që të dy dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 8.2 milion euro. Ata ngarkohen për veprën penale “mashtrim në shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal, që parashikon dënim me të paktën katër vjet burg.

Katër të tjerët dyshohen në cilësinë e tyre si kryetarë dhe anëtarë të një komisioni për dy thirrje të veçanta publike dhe ekziston dyshimi se kanë abuzuar me kompetencat dhe detyrat e tyre të veçanta dhe kanë kryer thirrje publike për transferimin e të drejtës për të organizuar lojëra fati elektronike dhe online, megjithëse e dinin se një procedurë e tillë në raste specifike nuk duhet të kryhet.

Lidhur me vizitat nga familja, mbrojtja nga burgu, thanë për SDK se nuk ishin kompetentë dhe, si për të gjithë të paraburgosurit, do të zbatohen vendimet dhe lejet dhe ndalimet e dhëna nga gjyqtari kompetent në rastin “Llotaria Shtetërore”.