Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në periudhën 16–22 shkurt 2026, sistemi “Qyteti i Sigurt” regjistroi gjithsej 4.910 shkelje në qytete dhe korridore ku zbatohet ky sistem. Shumica, 4.691 raste, ishin për shpejtësi të madhe, 16 raste për kalim në semafor me dritë të kuqe dhe 203 raste për automjete me leje skaduar. Gjithashtu, u shqiptuan 117 masa “ndalim për drejtim të automjetit”, kryesisht për shpejtësi të madhe.
“Për një javë janë konstatuar 4.910 shkelje trafiku përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, prej të cilave 4.691 për tejkalim të shpejtësisë. Në periudhën nga 16.02.2026 deri më 22.02.2026, nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoret ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 4.910 shkelje. Nga numri total i shkeljeve të regjistruara, shumica janë për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara – 4.691 raste. Pastaj për kalim në semafor me dritë të kuqe janë regjistruar 16 shkelje, që paraqet një ulje prej 51.5% krahasuar me javën e kaluar kur ishin regjistruar 33 shkelje, ndërsa në javën e parë të muajit ishin regjistruar deri në 163 shkelje për kalim në semafor me dritë të kuqe. Për drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar nga afati janë konstatuar 203 shkelje. Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 117 masa “ndalim për drejtim të automjetit”, numri i të cilave shënon një ulje prej 20.9% krahasuar me javën e kaluar, ndërsa në javën e parë të muajit ishin regjistruar 288 masa “ndalim për drejtim të automjetit”. Nga 117 masat e shqiptuara javën e kaluar, 16 ishin për “kalim në semafor me dritë të kuqe”, ndërsa 101 për “shpejtësi të madhe”, prej të cilave 75 për shpejtësi mbi 80 km/h në zonë të banuar, 19 për shpejtësi mbi 10 km/h dhe 7 për shpejtësi mbi 170 km/h në zonë të pabanueshme”, thonë nga MPB.



