Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin, kyç për stabilitetin politik

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka deklaruar se një pajtim mes pozitës dhe opozitës për kandidatin për president do të krijonte një bashkëpunim funksional politik dhe demokratik në vend, raporton GazetaBlic.

Sipas Tahirit, Kosovës i ka munguar një frymë e tillë bashkëpunimi gjatë vitit të kaluar.