Struktura etnike dhe arsimore në sektorin publik: Në Tetovë dhe Gostivar mbi 72% e të punësuarve janë shqiptarë, në Haraçinë 100% (Infografik)

Shumica e punonjësve që janë shqiptarë etnikë, ose 10.084, kanë arsim të lartë, 4.833 kanë arsim të mesëm, ndërsa 185 kanë titullin ‘doktor i shkencave’. Në nivel lokal është i dukshëm përqendrimi i të punësuarve sipas përkatësisë etnike , varësisht nga struktura etnike e komunës. Mosha mesatare e shqiptarëve të punësuar është 44,1%, ndërsa ajo e maqedonasve është 47,97 vjeç, shkruan analiza javore e Portalb.mk.

Përfaqësim 100% i shqiptarëve në Haraçinë dhe Bogovinë, 100% maqedonas në Prilep, Pehçevë, Probishtip…

Në nivel lokal është i dukshëm përqendrimi i të punësuarve sipas përkatësisë etnike , varësisht nga përfaqësimi i bashkësive etnike në komunën përkatëse. Në nivelin e Qytetit të Shkupit, maqedonasit janë më të përfaqësuarit me 74,20%, shqiptarët me 16,08%, ndërsa romët janë në vendin e tretë me 3,18% sipas përfaqësimit – tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Administratës.

Shqiptarët etnikë përfaqësohen me 100% në dy komuna, Haraçinë dhe Bogovinë, ndërsa përfaqësim prej mbi 80% të shqiptarëve etnikë ka në komunat e mëposhtme: Likovë 97,37%, Tearcë 92,86%, Komunën e Sarajit 91,43%, Komunën e Zhelinës 84,91% dhe në Komunën e Vrapçishtit kanë përfaqësim mbi 80% .

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga vetëqeverisjet më të mëdha lokale të menaxhuara nga kryetarë shqiptarë të komunave, përfaqësimi është si më poshtë: në Komunën e Tetovës 77,52%, në Komunën e Gostivarit 72,68%, në Komunën e Çairit 65%, në Strugë 64.85%, e më pas vijnë komuna e Studeniçanit, ku përfaqësimi i shqiptarëve etnikë është 63,64% dhe Komuna e Dibrës me 63,38%.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Maqedonasit etnikë me 100% janë të përfaqësuar në komunat e vendosura kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit, siç janë KrivogashtaniBerovaNovo SellaPehçevaZërnovciLlozova dhe të tjera, si dhe në komunat më të mëdha, si Prilepi dhe Probishtipi. Përfaqësimi më i madh i turqve etnikë, me 82,35%, është në komunën e Pllasnicës.

Në Agjencitë që janë në përbërje të ministrive, përfaqësimi më i lartë i shqiptarëve etnikë me 47,62% është në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar dhe në Avokaturën e Shtetit, ku përfaqësimi është 45,20%, ndërsa fare nuk janë të përfaqësuar në Agjencinë e Filmit, e përfaqësim më të ulët prej 3,70% ka në Agjencinë e Planifikimit Hapësinor. Turqit etnikë, me mbi 7%, që është niveli më i lartë i përfaqësimit të tyre, janë në Institutin e Akreditimit, Entin Gjeologjik dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave.

Mosha mesatare – më e larta ndër serbët, më e ulëta tek turqit…

Shumica e punonjësve që janë shqiptarë etnikë, ose 10.084 kanë arsim të lartë, 4.833 kanë arsim të mesëm, ndërsa 4.751 kanë arsim “tjetër”. Në sektorin publik në vitin 2024, 869 shqiptarë etnikë kishin titullin magjistër, ndërsa 185 doktor shkence. Analizuar sipas nivelit të arsimit, në sektorin publik janë të punësuar 1.430 maqedonas si doktorë të shkencave, të ndjekur nga 16 serbë, 15 vllehë, 13 turq, 7 boshnjakë dhe 1 rom etnik i punësuar me titullin doktor i shkencave.

Të dhënat nga Regjistri i fundit i Punonjësve të Sektorit Publik tregojnë se sipas moshës mesatare të pjesëtarëve të bashkësive etnike, serbët etnikë kanë moshën mesatare më të lartë prej 50,47 vjeç, ndërsa turqit etnikë kanë moshën më të ulët, 43,68 vjeç. Mosha mesatare e shqiptarëve të punësuar është 44,1%, ndërsa ajo e maqedonasve është 47,97 vjeç.