Reperja shqiptare me famë në Gjermani, Loredana Zefi, ka ndarë së fundmi një video ku shfaqet në krahët e nënës së saj.
Artistja, e cila zakonisht është e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, këtë herë ka zgjedhur të ndajë një moment personal me ndjekësit e saj. Videoja është publikuar në rrjetet sociale, ku Loredana është mjaft aktive.
Së fundi, ajo ka treguar se dëshiron të jetë më e hapur me publikun, duke sjellë herë pas here momente nga përditshmëria dhe jeta në përgjithësi, shkruan “Kosovarja”.
Kjo paraqitje me nënën vjen si një prej rasteve të rralla kur artistja ndan momente familjare./Kosovarja/



