Sinan Vllasaliu kthehet në të kaluarën dhe ja çka gjen

Sinan Vllasaliu, një prej emrave të njohur të muzikës shqiptare, ka rikthyer vëmendjen te fillimet e tij në skenë.

Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi të realizuar shumë vite më parë, shkruan “Kosovarja”.

Në imazh, ai shfaqet me flokë të gjata, në një periudhë kur ishte në kulmin e rinisë. Fotoja pasqyron stilin dhe paraqitjen e tij në ato vite të arta për të.

Sinan Vllasaliu është konsideruar që në paraqitjet e hershme si një prej artistëve më të pëlqyer, duke ndërtuar ndër vite një karrierë të qëndrueshme në muzikë. Postimi i fundit sjell një copëz nostalgjie nga rrugëtimi i tij artistik./Kosovarja/