Rritje e dhunës politike në ShBA

Ndërkohë që nuk është përcaktuar asnjë motiv, të shtënat e mëngjesit të sotëm vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të dhunës politike.

Kërcënimet ndaj anëtarëve të Kongresit u rritën me 60 për qind vitin e kaluar, sipas policisë së Kapitolit.

Vetëm javën e kaluar, një 18-vjeçar i armatosur me një pushkë gjahu u arrestua pasi vrapoi drejt Kapitolit.

Në vitin 2024, plumbi i një personi të armatosur i preku veshin Donald Trumpit gjatë një tubimi fushate në Pensilvani. Po atë vit, një burrë u pa duke u fshehur në shkurret e një fushe golfi në Florida me një pushkë gjysmë-automatike ndërsa Trump ishte në fushë.

Në vitin 2025, politikanja demokrate Melissa Hortman u qëllua dhe u vra së bashku me bashkëshortin e saj.

Muaj më vonë, aktivisti konservator Charlie Kirk u vra.

Pati gjithashtu një sulm me zjarrvënie në rezidencën zyrtare të guvernatorit demokrat të Pensilvanisë, Josh Shapiro, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.