Bregu Lindor i Shtetet e Bashkuara po përballet me një stuhi të fortë dëbore që nis sot, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se në disa zona trashësia e borës mund të kalojë 30 centimetra dhe në vende të caktuara të arrijë deri në 60.
Qytete të mëdha si Nju Jorku, Bostoni, Filadelfia dhe Uashingtoni po përgatiten për reshje intensive dhe erëra të forta, vetëm pak javë pas një stuhie tjetër të fuqishme që goditi rajonin në fund të janarit.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se në disa zona bora mund të kalojë 50 centimetra dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, duke paralajmëruar se lëvizja të hënën në mëngjes mund të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”.
Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se në Boston priten 30–50 cm borë dhe se udhëtimi në disa pjesë të Bregut Lindor mund të bëhet pothuajse i pamundur. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu rrezik në rritje për ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje të mundshme në zona të Delaware dhe New Jersey.
Në fund të janarit, një stuhi tjetër dëbore që goditi 14 shtete amerikane shkaktoi më shumë se 100 viktima dhe solli probleme të mëdha në transport dhe infrastrukturë, duke rritur shqetësimin se edhe vala e re e motit ekstrem mund të ketë pasoja serioze.
© SYRI.net



