Serie A pa derbi, por me ndeshje të rëndësishme

Në xhiron e 26-të të Serie A, që mbyllet të hënën, nuk ka derbi të madh. Megjithatë ndeshjet e rëndësishme nuk mungojnë.

Interi synon të vazhdojë me fitore për të mbetur në krye të tabelës, ndërsa Milani e Napoli vazhdojnë të jenë në ndjekje.

Roma, Juventusi, Como e Atalanta po ashtu bëjnë garë të fortë për të zënë një vend që dërgon në Champions për edicionin tjetër.

Lideri Interi ka 61 pikë dhe përballet në udhëtim me Leccen, të shtunën nga ora 18:00.

Milani i ka 54 pikë në vendin e dytë, kurse e pret Parman të dielën në orën 18:00.

Të dielën nga ora 15:00 luan edhe Napoli, në udhëtim tek Atalanta. Napoli ka 50 pikë në vendin e tretë, tri më shumë se Roma e vendit të katërt. Roma nga ora 20:45 përballet me Cremonesen, po ashtu të dielën .

Juventusi, që është i pesti me 46 pikë, të shtunën në ora 15:00 përballet me Comon e pozitës së gjashtë. Como i ka 42 pikë.

42 pikë i ka edhe Atalanta, e shtata.