Kompania për përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore nga ku dolën mbi 8 ton drogë rezulton të jetë “Alfafarm Grup” më adresë në Shkup. Struktura udhëheqëse apo pronësore e kompanisë përfshinë 4 persona: Ivan Dragniq si themelues në qershor të vitit 2023 dhe katër persona të tjerë: Predrag Brkoviq, Robert Zhivkoviq dhe Jovana Mijalloviq.
Të dhënat nga Gazeta Zyrtare dëshmojnë se kompania është pajisur me licencë për veprimtarinë e saj në prill të vitit 2024, ndërsa vendimi i Qeverinë është bërë publik dhe ka hyrë në fuqi më 16 prill 2024, në kohën kur me Qeverinë Teknike udhëhiqte kryeministri teknik, Talat Xhaferi.
Në vitin 2023 kur kompania është themeluar në xhirollogari si mjete ka regjistruar mbi 530 mijë euro. Në vitin 2024 ka regjistruar humbje prej 8 milion denarëve, ndërsa në regjistrat e Ministrisë së Shëndetësisë nuk rezulton asnjë procesverbal për kontroll ndaj kësaj kompanie gjatë vitit 2024-2025. /Alsat.mk





