Mucunski: Mbi 60 për qind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë

Mbi 60 për qind e kandidatëve të rinj për ambasadorë janë diplomatë profesionistë nga radhët e punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, kështu u shpreh sot Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski .

“Procesi i emërimit dhe plotësimit të pozicioneve të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme është i koordinuar nga unë, por i gjithë procesi nënkupton koordinim me Presidentin e Shtetit dhe Kryeministrin. Pas një koordinimi të tillë me Presidentin e Shtetit dhe Kryeministrin, në seancën e fundit qeveritare mund të konfirmoj se është e saktë që kam propozuar disa emra, si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, për të plotësuar disa pozicione të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore, tha Mucunski.