Italia do të jetë shtet vëzhgues në Bordin e Paqes

Italia konfirmoi të martën se do të marrë pjesë në Bordin e Paqes për Gazën të Administratës së Trumpit si shtet vëzhgues, duke thënë se do të ishte politikisht e pakuptueshme të mos përfshihej në të.

Gjatë një informimi në Parlament, ministri i Jashtëm Antonio Tajani kujtoi se Kushtetuta e ndalon Italinë të marrë pjesë si anëtare e plotë. Por ai tha se një status vëzhguesi ishte një mënyrë e ekuilibruar që Italia të mund të përfshihej në çarmatosjen dhe rindërtimin e Gazës, të cilën ai e përkufizoi si një çështje sigurie kombëtare për vendin mesdhetar.

Tajani tha gjithashtu se kushdo që beson se ekziston një alternativë ndaj planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Gazën nuk merret me realitetin.

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes është planifikuar për të enjten në Uashington. Pjesë e këtij bordi është edhe Kosova.