Mbi 200 milionë euro në vit jepen si ndihmë shtetërore, por informacionet se ku përfundojnë këto para janë të shpërndara në institucione të ndryshme dhe është e vështirë të kontrollohen. Në vend mungon një centralizim i ndihmës shtetërore. Ajo regjistrohet në institucione të ndryshme, gjë që vështirëson menaxhimin e këtyre mjeteve, dhe nuk ka të dhëna nëse janë shfrytëzuar në mënyrë efektive.
Këto ishin mesazhet nga panel-diskutimi “Forcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparencë, efikasitet dhe përputhje me BE-në”.
“Ndihma shtetërore nuk duhet të jetë një barrë për financat publike, por një investim në konkurrencën dhe rritjen e qëndrueshme. Ajo mbulon fusha të ndryshme dhe një volum të konsiderueshëm fondesh. Sipas të dhënave të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në vitin 2023 ndihma shtetërore ishte 206 milionë euro, ose rreth 1,5% e BPV-së, ndërsa në vitin 2024 arriti 235,2 milionë euro, ose 1,52% e BPV-së”, tha Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave.
“Ndihma shtetërore është një nga temat më të nënvlerësuara, pasi shpenzimet nga buxheti për këtë qëllim arrijnë disa vite deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sidomos në periudha krize. Aktualisht kjo është 1,3% e BPV-së. Megjithatë, mungojnë të dhënat më të detajuara për ndihmën e dhënë në nivel mikro: cilat kompani e kanë marrë, për cilin sektor dhe për çfarë qëllimi. Një formë e tillë e informacionit aktualisht nuk ekziston”, tha Blagica petreski, finance think.



