Sonte, në Radio Televizionin e Kosovës, përfaqësuesi i platformës Liria Ka Emër, Ismail Tasholli, ishte i ftuar për të diskutuar rreth marshit qytetar të nesërm “Drejtësi, jo politikë”.
Me këtë rast, Drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, e njoftoi z. Tasholli se, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, por edhe në kontekst të marshit në mbrojtje të çlirimtarëve, RTK ka vendosur logon e UÇK-së në transmetim.
Një falënderim i veçantë për të gjitha mediat e Kosovës për mbështetjen dhe hapësirën që na kanë dhënë gjatë organizimit të këtij marshi.
Mirënjohës!





