Einxhel Shkira pyet nëse ajo ju duket “fabrikë bebesh”?

Einxhel Shkira ka zhvilluar një pyetësor në Instagram, ku ka kërkuar mendimin e ndjekësve lidhur me dëshirat e saj dhe të bashkëshortit, Dj Dagz.

Ndonëse pyetja e saj kishte të bënte me dëshira në përgjithësi, përgjigjet janë fokusuar kryesisht te mundësia për të pasur një vajzë, shkruan “Kosovarja”.

Sipas saj, shumica e përgjigjeve që ka marrë kanë qenë “gocë”. Kjo e ka shtyrë moderatoren të reagojë me humor përmes një postimi në rrjete sociale.

“E mirë o mirëe. Unë pyes për gjërat e shtëpisë, ju të gjithë keni shkrujt gocën. Po pse o, fabrikë bebesh ju dukem unë”, ka shkruar ajo, duke sqaruar se pyetja e saj nuk kishte lidhje vetëm me zgjerimin e familjes.