Pasi e goditi kamioni, në vendin e ngjarjes ndërroi jetë 75 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Një mjet transportues “Man” ka goditur një 75 vjecar nga Struga. Pas këtyre goditjeve, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, transmeton Portalb.mk.

“Në rrugën magjistrale Podmojë-Strugë, një mjet transportues ,,man”, i drejtuar nga A.A. (52) nga Republika e Shqipërisë, ka goditur këmbësorin U.D. (75) nga f. Livadhi, rrethina e Strugës, i cili nga lëndimet e pësuara ndërroi jetë në vendin e aksidentit”, raportoi Policia.

I moshuari në mëngjes rreth orës 6 ishte larguar nga një i afërm për shkak problemeve shëndetësore.