Nga mesnata, çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për një denar, ndërsa çmimet e EURODIZELIT dhe të vajit ekstra të lehtë nuk ndryshojnë, përcjell TV21. Sipas vendimit të sotëm të Komisionit Rregullator, çmimi pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,233 denar/kg dhe tani do të jetë 33,883 denar/kg.
Nga mesnata, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim 73 denar për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me 75 denar për litër. Çmimi i dizelit do të jetë 68 denar për litër, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak 67 denar për litër.



