Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot në Fushë Topanë kanë promovuar projektin e vendosjes së kontinjerëve nëntokësorë, projekt ky që do të realizohet në tërë Çairin.
“Në Çair po sjellim një standard të ri jetese. Sot në Fushë Topanë bashkë me drejtorin e NP “Higjiena Komunale” Dragi Mitkovski promovuam edhe një nga projektet më moderne për pastërtinë dhe rregullin urban, vendosjen e kontinjerëve nëntokësorë, projekt i cili do të realizohet në gjithë Çairin.
Ky projekt është një hap i madh përpara. Një ndryshim që shihet dhe ndihet. Kjo do të thotë më pak mbeturina jashtë. Më pak rrëmujë. Më shumë higjienë për çdo familje.
Ky sistem do mbajë ambientin më të rregullt. Më të pastër. Më të sigurt. Mbeturinat ruhen nën tokë, larg syrit dhe larg aromave. Hapësira mbi tokë lirohet. Rrugët duken më mirë. Ambienti bëhet më i jetueshëm.
Deri më tani kemi vendosur kontejnerë në 5 lokacione, ku secili lokacion ka nga 3 kontejnerë nëntokësorë. Sot vendosëm në lokacionin e 6-të, ku gjithashtu po vendoset një set me 3 kontejnerë, pra me ditën e sotme në Çair kemi 15 kontejner nëntokësor.
Deri në fund të vitit do të vendosim këtë sistem në 15 lokacione dhe mbi 50 kontejnerë nëntokësorë do të jenë në funksion të qytetarëve tanë.
Çairi po merr pamje të re. Po ecim drejt një standardi evropian. Me investime madhore. Me punë që shihet. Me rezultate që ndihen çdo ditë.
Ky është kujdes për mjedisin. Kujdes për shëndetin. Kujdes për cilësinë e jetës në Çair”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme Mexhiti: Po vendosim kontejnerë nëntokësor në Çair, komuna po merr pamje të...



