Lëvizja BESA ka zhvilluar një takim me strukturat partiake në Kondovë të Sarajit, ku ka paralajmëruar vlerësim të performancës së funksionarëve dhe rikonstruktim të Qeverisë, raporton Zyrtare.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Adnan Azizi theksoi se ata që nuk i kryejnë detyrat dhe nuk i shërbejnë punës siç duhet, duhet të hapin krahun për t’u dhënë hapësirë atyre që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim.
“Ata që nuk ja bëjnë hizmetin punës duhet ta hapin krahun dhe t’ua lirojnë vendin atyre që do ta bëjnë punën. Nga ky fillon vlerësimi i çdo funksionari nëse ai i ka përmbushur detyrat”, deklaroi Azizi.
Sipas tij, pas këtij procesi të skanimit dhe vlerësimit do të pasohet me rikonstruktim të Qeverisë. Ai nënvizoi se funksionarët që kanë kryer detyrën siç duhet do të vazhdojnë angazhimin e tyre, ndërsa ata që nuk kanë përmbushur pritshmëritë do të spostohen./Zyrtare



