Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ritheksuar se çështja e presidentit do të trajtohet pasi të përmbyllen tre hapat emergjentë të përcaktuar nga Qeveria.
Ai në një paraqitje para mediave theksoi prioritet është miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Çështjen e presidentit, kryeministri gjatë ditës së djeshme e sqaroi që pasi të përmbyllen tre hapat emergjent, njërin ndër ta jemi pikërisht tani, miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë afat skadence. Ai është i gatshëm që të ulet me subjektet tjera politike që përfaqësohen në kuvend dhe të diskutojë se si të gjendet zgjedhja për të ecur tutje. Nga dje deri më sot nuk është se ka ndryshuar diçka, qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë. Por, çka jemi të fokusuar ne sot është që sa më parë të procedohen në kuvend marrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë që të vihen në dispozicion të Republikës së Kosovës, dhe të vazhdojmë tutje me zbatimin e reformave të dakorduara me BE-në, përben një prej shumave më të mëdha në raport me bruto produktin vendor, ku Kosova është si përfituese”, deklaroi ai, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.



