Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane,
Bujar Osmani në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se sot numri i të
diagnostikuarve të rinj me Kovid-19 është edhe më shqetësues dhe apelon të
respektohen masat parandaluese.
“Mundësia për të qenë pozitiv ose për të pasur kontakt me dikë që është
pozitiv ditëve të fundit është shumë e madhe. Andaj apeloj që të silleni sikur
jeni pozitiv dhe sikur secili me të cilin kontaktoni është pozitiv. Nuk duhet
shumë për t’u mbrojtur: mos besoni në teoritë konspirative të gjithologëve,
maska zvogëlon për 79 % transmisionin, mos u bën shkaku për vdekjen e më të
afërmve tu”, ka shkruar mes tjerash Osmani në Fejsbuk.