Prokuroria Publike e Strugës hap procedurë për ndotjen e ujit të pijshëm

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur procedurë për të hetuar shkaqet dhe krimet e mundshme të kryera kundër mjedisit dhe natyrës që ndërlidhen ndotjen enorme të ujit të pijshëm dhe nevojave themelore të jetesës në qytetin e Strugës.

“Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme është lëshuar një urdhër që policia të inspektojë një lokacion në fshatin Shum, ku ndodhen burimet nga të cilat furnizohet me ujë të pijshëm qyteti i Strugës. Gjatë inspektimit duhet të jenë të pranishme shërbimet kompetente të inspektimit në fushën e mjedisit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Qendra e Shëndetit Publik. Do të ndërmerren edhe veprime të tjera inspektuese”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.