Meraku i Blendi Fevziut për t”i paraqitur kosovarët si primitivë

Nexhmedin Spahiu

Meraku i Blendi Fevziut për t”i paraqitur kosovarët si primitivë. Berat Buzhala si dëshmi e gjallë.

Në ish Jugosllavi sado që ne shqiptarët ishim më të pazhvilluarit në çdo drejtim të jetës shoqërore nuk ndiheshim inferiorë karshi etnive të tjera në e madje as karshi të huajve jasht Jugosllavisë. Ndoshta këtë e shkaktonte trendi se në Ish Jugosllavi askush nuk ndihej inferior ndaj askujt e as ndaj të huajve. Kur shkova në Shqipëri më 1991 vërejtja inferioritetin e shqiptarëve ndaj të huajve. I vetmi rast ku shqiptarët e Shqipërisë ndjeheshin superiorë ishin shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, të cilët ata I quanin me një emër: kosovarë. Kur u integrova mirë në shoqërinë shqiptare fillova t’i kuptojë të gjitha qësendisjet që një pjesë e shqiptarëve të Shqipërisë bënin në kurriz të kosovarëve (pjesa tjetër i shikonin kosovarët si njerëz të mjerë njëlloj si vetën e tyre). Sa më inferiorë që persona të caktuar ishin ndaj të huajve aq më shumë e krekosnin “superioritetin” e tyre ndaj kosovarëve. Zakonisht gjenin disa kosovarë që i prezantonin si prototipa intelektualësh për t’u tallur me ta para shokëve të tyre. Në këtë drejtim prinin Blendi Fevziu e Edi Rama. Blendi Fevziu e vazhdon këtë edhe në ditët e sotme. Me prezantimin e Berat Buzhalës si intelektual kosovar e arriti kulmin. Ai mbrëmë në emisionin e Blendit e shpërfaqi tërë “intelektualitetin” e tij. Me sharje e grushta, kuptohet.