Macron: Dialogu me Putin kërkon kohë, ne duam garanci për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk ka asnjë urgjencë për të nisur dialogun me presidentin rus, Vladimir Putin duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve evropiane.

“Nuk është çështje ditësh, po i përgatitim gjërat. Mendoj se tani duhet të punojmë mbi atë që duam të kërkojmë”, tha ai.

Macron njoftoi në dhjetor se dëshironte të rifillonte shkëmbime direkte me homologun e tij rus, të cilat ishin ndërprerë gjerësisht për shkak të luftës në Ukrainë dhe në fillim të shkurtit dërgoi këshilltarin e tij diplomatik në Moskë për t’i përgatitur ato.

”Ky diskutim me Vladimir Putin duhet të përgatitet midis evropianëve në mënyrë që, në momentin e duhur, të jemi të gatshëm. Dhe ne çfarë duam? Duam garanci sigurie për Ukrainën, por gjithashtu duam diçka edhe për evropianët”, shtoi Macron.

© SYRI.net