Kamera nga një veturë ka filmuar momentin e aksidentit me tramvaj në Sarajevë.
Në një video të publikuar në YouTube është publikuar pamje shqetësuese të një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi sot në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës.
Ato janë xhiruar nga kamera e një automjeti që ishte ndalur në semafor dhe tregojnë se si ndodhi gjithçka.
Në video duket qartë se tramvaji po ecte me shpejtësi të madhe pak para përplasjes, dhe kjo shpejtësi e bëri që të dilte nga shina, raporton klix.ba.
Tramvaji, i cili po vinte nga stacioni hekurudhor drejt Bashçarshisë, doli nga shinat në kryqëzimin përpara Muzeut Kombëtar, shkatërroi ndalesën e tramvajit dhe përfundoi në rrugën kryesore.
Sipas informatave zyrtare nga Ministria e Brendshme e Kantoni i Sarajevës, një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën në këtë aksident të tmerrshëm.
Të lënduarit u dërguan urgjentisht në spitalet e Sarajevës, ku tre persona – dy meshkuj dhe një grua – po trajtohen.
Në vendin e aksidentit po kryhet ende hetimi për të përcaktuar saktësisht të gjitha faktorët që çuan deri te kjo tragjedi, përfshirë edhe analizën e shpejtësisë së tramvajit.



