Ndonëse kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Click Plus pati kritika për ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, dhe tha se për të njëjtin ka autoritet që ta shkarkojë, të kundërtën e tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Ai tha se është i kënaqur me Limanin dhe se për përbërjen e qeverisë vendos ai si mandatar.
“Jo unë nuk kam informacion të këtillë. Unë jam i kënaqur me punën e z.Fatmir Limanit dhe mendoj se është vlerë e shtuar në Ministrinë Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatar i qeverisë dhe unë e përbëj qeverinë. Nëse dikush e ka harruar këtë, ja ta rikujtoj”, tha Mikcoski.



