MPB njofton se në Beograd është arrestuar 18-vjeçari Sait Saitov, i cili më 9 janar, me automjetin “Volkswagen Passat” përplasi për vdekje një grua në Kapishtec, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arratis nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit i është caktuar maja e paraburgimit ekstradues.
“Më 11.02.2026, nga shërbimet kompetente në Serbi jemi njoftuar se në Beograd është privuar nga liria Sait Saitov nga Shkupi, i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar të shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, nën dyshimin për kryerjen e veprave të rënda penale “kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe “mosdhënie ndihme personit të lënduar në aksident trafiku”, lidhur me një ngjarje penalo-juridike që ndodhi në Shkup më 09.02.2026. Saitovit i është caktuar paraburgim ekstradimi dhe vijon procedura ndërmjet ministrive të drejtësisë të të dyja shteteve, me qëllim ekstradimin e tij në Maqedoni, nxjerrjen para organeve të drejtësisë dhe sanksionimin e tij përkatës”, thonë nga MPB.



