Prej ditës së djeshme, një numër i madh i funksionarëve të LSDM-së janë në vetizolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me zv/kryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri. Në vetizolim ndodhen, zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, këshilltari i kryeministrit për marrëdhënie me publikun, Marjan Zabërçanec, drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Gjatë mbrëmjes së djeshme edhe kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi se kishte pasur kontakte me person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe si pasojë ndodhet në vetizolim.
Lajme Koronavirusi, disa funksionarë shtetërorë në vetizolim