Tetovë: 25 shoferë të gjobitur, 19 automjete të tërhequra me “merimangë”

Gjatë ditës së djeshme (10 shkurt), në zonën e SPB Tetovë është realizuar kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të tyre.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 25 shoferë për parkim të parregullt (TE-21 dhe GV-4), ndërsa 19 automjete nga Tetova janë larguar me automjetin special “merimangë”.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe sanksionuar edhe 57 kundërvajtje të tjera në trafik (TE-37 dhe GV-20).TS