E rreh gruan, arrestohet 58-vjeçari në fshatin Gradec

MPB njofton se më datë 10.02.2026 në orën 14:10 në fshatin Gradec, rrethina e Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatë, kanë privuar nga liria personin R.B.(58) nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 50-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.