Ilir Meta: Populli është zgjuar, narkopolicia nuk e shpëton dot kryetarin e organizatës mafioze

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër pas protestës së sotme, duke theksuar se “populli është zgjuar” dhe se, sipas tij, as dhuna dhe as “narkopolicia” nuk mund ta shpëtojnë më Edi Ramën, që e quan “Kryetarin e Organizatës Mafioze”.

Në një mesazh të fortë, Meta falënderoi protestuesit dhe paralajmëroi përgjegjësi ligjore për çdo akt represioni.

Në statusin e publikuar në faqen e tij në Facebook, Meta shkruan: “Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur.

Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.

Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit.

Fitorja u përket vetëm guximtarëve!

© SYRI.net