Gjykata Speciale ka liruar nga paraburgimi edhe Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Gjyqtari i vetëm në këtë çështje penale, ka vendosur që Smakajn dhe Fazliun t’i lë të lirë me kusht, pas dorëzanisë që kanë ofruar secili veç e veç.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e e Klan Kosovës, Rina Mujku.
Fazliu kishte ofruar 40 mijë euro garanci, shuma më e madhe e dhënë për Dhomat e Specializuara.
Ndërsa në fillim të janarit, Speciales i kishte shkuar kërkesa e fundit e Smakajt, para se të nisë procesi, ku akuzohet edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Aty u ofruan, pos 20 mijë eurove dorëzani prej gruas e djalit, edhe 30 mijë të tjera nga kolegu i tij universitar, Sami Makolli.



