Sindikalistët ua bllokojnë rrugët deputetëve, shtohet numri i biçikletave dhe trotinetëve në Kuvend

Protestues nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nga ora 09:00 kanë bllokuar sot rrugët që të çojnë në Kuvend. Kjo shënon edhe nisjen e bllokadave të institucioneve që, sipas sindikatës, po pengojnë rritjen e pagës minimale. Janë bllokuar rrugët “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, pranë ndërtesës së Kuvendit.

Nga LSM theksojnë se me këtë bllokadë do t’u dërgohet mesazh deputetëve se ata janë ata që po e bllokojnë ligjin për rritjen e pagës minimale për më shumë se një vit dhe që nuk duan ta pranojnë iniciativën e LSM-së për uljen e pagave të funksionarëve.