Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan momente nga jeta e saj e përditshme. Ajo njihet për paraqitjen e kuruar dhe stilin e veçantë.
Së fundmi, Ariana ka publikuar një fotografi ku duket dukshëm më e re në pamje, çka ka tërhequr vëmendje të madhe. Në imazh, ajo shfaqet me një pamje që të kujton moshën e adoleshencës.
Ndryshimi në pamje ka hapur diskutime rreth ndërhyrjeve estetike apo përdorimit të filtrave, por Ariana nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me fotografinë e publikuar.




