SHBA intensifikon luftën ndaj karteleve të drogës

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të ri ajror në Paqësor të hënën kundër një motoskafi që dyshohet se u përkiste trafikantëve të drogës , duke vrarë dy persona, njoftoi Komanda e Përbashkët e SHBA-së përgjegjëse për Amerikën e Jugut (SOUTHCOM), si pjesë e një fushate që ka vazhduar që nga shtatori 2025.

Ky sulm i ri, i njoftuar nëpërmjet X, e çon në të paktën 130 numrin e të vdekurve dhe të paktën 38 anije të shkatërruara që nga shtatori, kur filloi fushata e bombardimeve amerikane kundër anijeve që Uashingtoni thotë se u përkasin trafikantëve të drogës. Ky është sulmi i tretë ajror i njohur i këtij lloji që nga fillimi i vitit.

Elementi veçanërisht i pazakontë i bombardimit të djeshëm është se ushtria amerikane foli për një “të mbijetuar”, duke shtuar se njoftoi “menjëherë” Rojën Bregdetare për të kryer një operacion “kërkimi dhe shpëtimi” për marinarin.

© SYRI.net