Provimi i jurisprudencës në shqip, Sejdiu: Kjo çështje tashmë është e kryer! Është prioritet i kësaj qeverie

“Është kërkesë e vonuar”, kështu tha Blerim Sejdiu nga VLEN që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në gjuhën shqipe, shkruan TV21. Sejdiu tha se është një e drejtë ligjore që më parë nuk iu është mundësuar studentëve, por siç tha, tani me VLEN-in në qeveri të gjithë mund ta gëzojnë këtë të drejtë.

Ndonëse tha se do të ketë zgjidhje, Sejdiu nuk dha një afat të caktuar se kur mund studentët që provimit të jurisprudencës t’i nënshtrohen në gjuhën shqipe, por tha se kjo është çështje e kryer dhe ka mbetur vetëm pjesa formale.