Tri klube të Ligës Premier në garë për yllin e madh të Milanit

Christian Pulisic, i cili ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2027, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në treg falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera.

Mediat italiane raportojnë për një garë treshe nga Liga Premier për shërbimet e sulmuesit amerikan.

Çdo afat kalimtar sjell me vete lëvizje të shumta dhe spekulime rreth planeve të klubeve më të mëdha të futbollit evropian.

Në këtë kontekst, Milani ndodhet në një moment vendimtar, teksa synon rikthimin në majat e futbollit nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Trajneri italian po mbështetet fort te vazhdimësia e shtyllave kryesore të projektit të tij dhe është shumë i kënaqur me rendimentin e Pulisic.

Sulmuesi 27-vjeçar po bën diferencën këtë sezon në Serie A, duke u shndërruar në një element kyç për kuqezinjtë.

Me një kontratë të vlefshme deri në mesin e vitit 2027, ndikimi i Pulisic nuk ka kaluar pa u vënë re në arenën ndërkombëtare.

Në prag të afatit kalimtar së verës, pritet një duel i fortë në Ligën Premier për kartonin e tij, ndërsa vlera e lojtarit vlerësohet rreth 55 milionë euro.

Sipas raportimeve të CalcioMercato, Manchester United, Arsenali dhe Tottenham janë të interesuara për të siguruar shërbimet e anësorit ofensiv.

Megjithatë, klubi nuk ka ndërmend ta lehtësojë largimin e yllit amerikan, edhe pse presioni nga “Djajtë e Kuq”, “Topçinjtë” dhe “Spurs” pritet të jetë i madh.