Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje të re, e cila, sipas tyre, dëshmon për sjellje të rrezikshme dhe të paligjshme nga personi i njohur si Sime (S.Z.), i cili në opinion është përmendur edhe për fotografi të përbashkëta me kryeministrin Hristijan Mickoski.
Sipas LSDM-së, videoja e dorëzuar nga sinjalizues në organet partiake, tregon se Sime qëllon me pushkë automatike në mes të ditës, ndërsa gjatë veprimit citon Vojisllav Sheshelin, teksa në prapavijë persona të tjerë mbajnë flamur rus. Partia opozitare e cilëson materialin si “skandaloz” dhe paralajmëron se ai paraqet kërcënim serioz për sigurinë publike.





