Pse të gjitha duan të bëhen si Liberta Spahiut?

Liberta Spahiu ka nisur rrugëtimin e saj publik që në moshë të re, fillimisht në sfilata mode, për të vazhduar më pas edhe në botën e filmit.

Suksesi i saj u konsolidua me kalimin në televizion, shkruan “Kosovarja”.

Si producente dhe prezantuese e emisionit të showbizit “Prive”, ajo u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të ekranit. Emisioni u pozicionua shpejt si një nga më të ndjekurit në këtë zhanër.

Edhe sot, ndonëse jashtë ekranit, Liberta mbetet shumë aktive në rrjete sociale dhe vazhdon të konsiderohet një nga emrat më me ndikim në showbizin vendor.