Japonezët përballen me borën për të votuar në zgjedhjet e parakohshme

Njerëzit në mbarë Japoninë po përballen me reshje të dendura bore për të votuar në zgjedhjet e parakohshme.

Këto janë zgjedhjet e para të mbajtura në mes të dimrit në Japoni pas 36 vitesh, pasi vendi zakonisht organizon zgjedhje gjatë motit më të butë.

Megjithatë, kryeministrja Sanae Takaichi, vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme për të kërkuar një mandat të drejtpërdrejtë, menjëherë pas fitores së saj në garën për drejtimin e partisë, raporton BBC.

Sondazhet ATJE tregojnë se koalicioni i Partisë Liberal Demokratike (LDP), të udhëhequr prej saj, me Partinë populiste të Inovacionit Japonez, mund të sigurojë deri në 300 nga 465 vende.

Kjo përfaqëson një rikthim të fortë për LDP-në, e cila më parë kishte humbur aleatin e saj tradicional të koalicionit dhe shumicën parlamentare për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës.