Kush e bllokoi provimin e jurisprudencës në shqip për 22 vite?

Shkruan: Florian Nesimi
Hipokrizi e pastër është kjo që po bën sot opozita shqiptare. Nga viti 2002 deri në vitin 2024 kanë qenë pjesë e çdo qeverie dhe kanë pasur pozicione kyçe në pushtet ekzekutiv, legjislativ dhe në institucione të rëndësishme si Ministria e Drejtësisë, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë bërë asgjë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Dhe sot kur janë në opozitë papritmas këtë çështje e bëjnë prioritet kombëtar dhe e akuzojnë qeverinë aktuale se nuk po gjen zgjidhje.
Kjo është manipulim i pastër që opozita shqiptare po mundohet t’ia shesë opinionit publik. Por këto lojëra të ulëta e të vjetra nuk po kalojnë më tek qytetarët. Me këtë mentalitet politik, ata edhe shumë gjatë do të mbeten në opozitë.