-Jam i bindur se këtë vit, do të vendosim gurthemel atje dhe do të japë gjithçka nga vetja që të vendosim gurthemel atje, tha kreu i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në lidhje me bulevardin “Cvetan Dimov” në Çair të SHkupit, përcjell TV21. Gjorgjievski tha se projektin do ta bëjë komuna e Çairit, ndërsa do të financohet nga Qyteti i Shkupit.
“Detyrimet për ta bërë projektin, do të jenë të komunës së Çairit, këtë e bëmë dje me vendimin e Këshillit, vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal, ndërsa ne do ta financojmë, gjithashtu do ta bëjmë shpronësimin për të gjithë projektin. Nuk do të jetë projekt…asnjëherë nuk do të jap premtim që nuk do ta mbajë, nuk do të jetë projekt që do ta mbarojmë për disa muaj, atje na presin aktivitete serioze, fillimisht në lidhje me shpronësimin, pastrimin e aksit dhe gjithçka që nënkupton realizim”, tha mes tjerash Gjorgjievski.
Edhe nga koalicioni VLEN e komentuan këtë projekt, respektivisht miratimin që mori në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
“Ky vendim hap rrugën për zgjidhjen e një prej nyjeve më të vështira të komunikacionit në Shkup, ku çdo ditë mijëra qytetarë përballen me kolona e ngarkesa. Pas këtij vendimi qëndron edhe këmbëngulja e zotimi i mbajtur i kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili që nga dita e parë e vendosi rrugën “Cvetan Dimov” në majë të prioriteteve, duke e kthyer këtë projekt nga premtimi në zbatim. Projekti parashihet të realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërkomunal mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit, në segmentin nga kryqëzimi me “Nikolla Karev” deri te kryqëzimi me “Xhon Kenedi”, me vlerë 150 milionë denarë dhe afat realizimi 2026–2028. Ky projekt i votuar është një flakëresh për ata që ende nuk po mund të dalin nga fushata zgjedhore, edhe pse para katër muajsh Izet Mexhiti i shkuli me votë nga Shkupi me rrethinë”, thonë nga VLEN.





