Afrim Gashi në Uashington takohet me ish-ambasadorin amerikan Philip Reeker

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Uashington është takuar me Philip Reeker, ish ambasador i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj Philip Reeker, një mik të dëshmuar i vendit tonë, i cili gjatë angazhimeve të tij të mëparshme si ambasador në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka njohur nga afër realitetet, sfidat dhe potencialet e rajonit.
Shkëmbyem pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit politike, procesin tonë drejt integrimit europian dhe për partneritetin strategjik me SHBA-të.
Në këtë takim të hapur dhe miqësor, e faleminderova z. Reeker për kontributin e tij të pazëvendësueshëm në forcimin e lidhjeve me SHBA-në, si dhe konfirmuam angazhimin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit transatlantik”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.