‘Zhduken’ mijëra faqe për Epstein/ U zbulua identiteti i viktimave, Departamenti i Drejtësisë i heq nga faqja

Departamenti amerikan i Drejtësëisë ka hequr nga faqja e tij e internetit mijëra dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein, pasi viktimat thanë se ishte cenuar identiteti i tyre. Avokatët e viktimave të Epstein thanë se redaktimet me të meta në dosjet e publikuara së fundmi kishin ndikuar jetën e gati 100 të mbijetuarve.

Adresat e email-it dhe fotot nudo në të cilat mund të identifikoheshin emrat dhe fytyrat e viktimave të mundshme u përfshinë faqet e publikuara. Të mbijetuarit lëshuan një deklaratë duke e quajtur rastin skandaloz dhe thanë se ata nuk duhet të emërtohen, shqyrtohen dhe ritraumatizohen.

Departamenti i Drejtësisë tha se i kishte hequr të gjitha dosjet në fjalë dhe se gabimet ishin teknike ose njerëzore. Ndërkohë disa nga të mbijetuarat thanë se departamenti i drejtësisë ka shkaktuar dëm të madh me një ekspozim të tillë, ndërsa janë shprehur të pakënaqura me rezultatet e publikimit.

Nderkohe presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër një gazetare të CNN për pyetjet e saj në lidhje me dosjet Epstein, duke i thënë se se eshte reporterja me e keqe dhe duke kërkuar që vendi “të merrej me diçka tjetër”.

Miliona dosje që lidhen me Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë që kur një ligj urdhëroi publikimin e tyre vitin e kaluar, duke përfshirë tre milionë faqe, 180,000 imazhe dhe 2,000 video të premten e kaluar.

Në to përmenden emra të njohur si Elon Musk, Bill Gates, apo ish princi Andreë, i cili ka humbur tashmë çdo titull dhe privilegj mbretëror. Së fundmi Andrew është zhvendosur nga prona mbretërore,  shtëpia e tij në Ëindsor në Sandringham Estate në Norfolk.

Buckingham Palace kishte thënë se zhvendosja do të ndodhte në fillim të vitit 2026, por pasojat nga publikimi i fundit i dosjeve të Jeffrey Epstein duket se e kanë përshpejtuar largimin e tij. Në dokumente përmendet edhe ish bashkëshortja e Andrew, Sarah Ferguson, e cila në një shkëmbim emailesh lë të kuptohet se Epstein mund të ketë qenë baba i një fëmije sekret.

© SYRI.net