Pas incidentit të ndodhur në shtëpinë e Big Brother, ku Alba i hodhi miell në fytyrë Labit teksa ai ishte në gjumë, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares Rovena Stefa.
Përmes një deklarate publike, Rovena e ka dënuar ashpër veprimin, duke e cilësuar si dhunë dhe bullizim që nuk duhet të tolerohen, pavarësisht kontekstit të një reality show, shkruan Indeksonline.
“Zarf i zi për këtë lojtare të dobët. Stop dhunës dhe bullizimit në të gjitha format, në një format që nuk është më lojë. Ligji duhet të veprojë kudo. Big Brother nuk është Vatikani”, ka shkruar ajo.
Ngjarja mbetet një tjetër moment i debatueshëm brenda shtëpisë më të famshme në vend, duke rihapur diskutimin mbi kufirin mes lojës dhe dhunës në reality show.



