Mickoski pret nga kryeprokurori i ri të merret me rastet që janë në sirtar

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret nga kryeprokurori i ri që të merret me rastet që janë në sirtar dhe në ata raste ku ka dëshmi, të procedoje raste të reja deri te gjykata, ndërsa aty ku nuk ka dëshmi, të njëjtat raste të mbyllen.

“E para që duhet të bëjë është që të gjitha ata dokumente dhe raste që janë mbajtur në sirtar t’i nxjerrë dhe t’i hetojë. Aty ku nuk ka mjaftueshëm dëshmi, t’i mbyllë, aty ku ka dëshmi, të formojë raste dhe t’i dorëzojë në gjykatë, pastaj gjykata duhet të vendosë nëse do të nisë ose jo proces gjyqësor. Pres të jetë mbrojtës i së drejtës, gjenerues i drejtësisë dhe kjo është ajo që pres nga kryeprokurori i ri”, tha mes tjerash Mickoski.