Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për bashkim, pas Kuvendit të së shtunës ku u rikonfirmua si kryetar, shkruan Reporteri.net.
Ai e ka cilësuar këtë si fillim të ri, teksa ka thënë se është koha që të flasin më pak e të rreshtohen pas zërit qytetar.
“Ka kohë kur më e rëndësishme se fjalët që thuhen, janë fjalët që ruhen. Sot është pikërisht ajo kohë. Le të flasim më pak, le të punojmë më shumë. Le të rreshtohemi, pas zërit qytetar që nga ne pret shumë. Lidhja ju pret e thërret. [✌️] ”, ka shkruar Abdixhiku.
Kuvendi i kësaj partie u mbajtë të shtunën, ku Abdixhiku ofroi dorëheqjen.
Abdixhiku fatin e tij e la në duar të 355 delegatëve të cilët morën pjesë në votim në Kuvendin disaorësh të partisë.
Me 164 vota, delegatët hodhën poshtë dorëheqjen e Abdixhikut. Pro dorëheqjes votuan 136 delegatë.
Votimi u zhvillua në mënyrë të fshehtë.
© SYRI.net



