Gjatë ditës së djeshme, përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, janë evidentuar gjithsej 646 shkelje të rregullave të trafikut në territorin e shtetit.
Sipas të dhënave, 64 shkelje kanë të bëjnë me kalimin në semafor të kuq, prej të cilave 35 janë regjistruar në Shkup, 5 në Tetovë dhe 24 në Kumanovë.
Ndërkohë, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë regjistruar 582 shkelje, ku numri më i madh, 445, është evidentuar në Shkup. Në Tetovë janë konstatuar 36 shkelje, në Kumanovë 31, ndërsa 70 shkelje janë regjistruar në korridoret rrugore.
Bazuar në këto shkelje, autoritetet kanë shqiptuar 101 ndalim për drejtim të automjetit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.



