Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani në Pastel të TV21 tha se institucionet e Serbisë janë fajtorë për mos-hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratoc. Sinani tha se MPB-ja serbe arsyetohet me faktin që pika kufitare është në afërsi të vendbanimeve, gjë që thotë se është absurde.
“Nuk është faji nga ana e Maqedonisë së Veriut, por edh e përgjigjen e fundit që e kemi marrë nga MPB e cila…është dhënë një përgjigje jashtëzakonisht banale, ku thuhet se nuk mundet të hapet ky vendkalim kufitar sepse po kalon nëpër Miratoc, nëpër vendbanim, gjë që është e palogjikshme sepse edhe kufiri te Dheu i Bardhë kalon nëpër Konqul e nëpër Lluçan”, tha Ardita Sinani.
Kujtojmë se hapja e kësaj pike kufitare ishte premtuar para më shumë se 20 vjet.



