Ikona shqiptare e stilit dhe bukurisë, Luana Vjollca, do të jetë pjesë e Festivalit të Modës në Dubai Mall, ku do të flasë në një panel të dedikuar ndërtimit të markave të suksesshme në industrinë e modës dhe bukurisë.
Luana do të ngjitet në skenën e Dubai Mall Grand Atrium nga ora 14:00 – 14:45, si pjesë e panelit të titulluar “Nga Vizioni te Marka”, një diskutim që fokusohet në mënyrën se si idetë krijuese shndërrohen në biznese të strukturuara dhe të qëndrueshme, shkruan Indeksonline.
Më shumë sesa një prezantuese dhe figurë televizive, Luana Vjollca është sot forca kreative dhe strategjike pas markës LULU, duke sjellë një qasje moderne dhe ambicioze në tregun e bukurisë.
Pjesëmarrja e saj në këtë festival shënon një hap të rëndësishëm drejt pozicionimit të saj si sipërmarrëse në skenën ndërkombëtare.
Festivalit të Modës në Dubai Mall pritet t’i bashkohen emra të njohur të industrisë, duke e kthyer këtë event në një nga momentet më të rëndësishme të modës në rajon



